Ndërron jetë 88 vjeçari në spitalin infektiv, asimptomatik nga COVID-19
Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.
Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.
I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.
88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.