Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ja tema e diskutimit
Në mjediset e sallës së Këshillit Bashkiak u zhvillua ditën e mërkurë bashkëbisedimi me tematikë rregullorja e Këshillit Bashkiak.
Merrnin pjesë këshilltarë të komisionit të rishikimit të rregullores dhe gazetarë të medias lokale e kombëtare.
Këshilltari Mehmet Nelaj, njëherësh edhe kryetar i komisionit të rishikimit të rregullores, drejtoi mbledhjen ndërsa u shpreh se draft rregullorja me të cilën jeni njohur është model rregullore e hartuar në kuadër të projektit Bashki të Forta, i zbatuar nga Helvetas dhe i financuar nga Qeveria Zvicerane.
Mandej pati diskutime, sugjerime e mendime nga gazetarët pjesëmarrës në mbledhje