LISTA/ Nga Tom Doshi tek Alket Hyseni, kush janë deputetët që deklarojnë miliona euro

Në emisionin “Opinion” u trajtua pasuria e politikanëve shqiptarë ku janë renditur edhe 8 më të pasurit prej tyre.

Shifrat i bazohen deklaratave të tyre në KQZ para zgjedhjeve të 2017-ës.

Në krye të listës qëndronte deputeti i PSD-së me 30 milionë euro pasuri të deklaruar në total. Pas tij vjen ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, ndërsa vendin e tretë e mban ish deputeti i LSI në Shkodër, Agron Çela.

Lista e plotë:

Tom Doshi PSD      30 milionë euro pasuri
Agron Shehaj PD    23 milionë euro
Agron Çela LSI       11.4 milionë euro
Adnor Shameti PS  5.3 milionë euro
Anastas Angjeli      2 milionë euro
Fate Velaj PS          1.4 milionë euro (Koleksione artistike)
Tatjana Biro PS       1.1 milionë euro
Alket Hyseni PS      1 milionë euro

Deputetët më të pasur, kryeson Tom Doshi me 30 milion euro (shiko listën)