Ja sa para dhanë deputetët nga Saranda dhe Delvina për përballimin e krizës Covid-19
112 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë muajve mars, prill dhe maj të 2020, rezulton se kanë dhënë gjysmën e pagës neto, për të kontribuar për të zbutur krizën financiare të shkarkuar nga masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së covid-19.
Shumica e ligjvënësve kanë dhuruar secili nga 59,107 lekë ose rreth 530 USD për përballimin e situatës së shkarkuar nga epidemia covid-19, pra gjysmën e pagës.
Për periudhën tremujore, shumica e deputetëve kanë dhënë për krizën nga 177 321 secili ose rreth 160 USD, shkruan Shqiptarja.com.
Kontribut kanë dhënë dhe tre deputet nga Saranda Alket Hyseni, Kostaq Papa si dhe deputeti i Delvinës Ervis Meco.
Kontributi i secilit deputetë për muajit mars, prill dhe maj
Alket Hyseni, 59,107 lekë në mars, 59,107 lekë në prill, 59,107 lekë në maj
Kostaq Papa, 59,107 lekë në mars, 59,107 lekë në prill, 59,107 lekë në maj
Ervis Meço, 56,421lekë në mars, 59,107 lekë në prill, 59,107 lekë në maj