ISHSH Gjirokastër 80 monitorime, asnjë shkelje nga subjektet

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dega Gjirokastër ka kryer sot 80 monitorime në subjekte të ndryshme dhe institucione arsimore.

“Në mënyrë më të detajuar në bashkitë e qarkut Gjirokastër janë kryer monitorime në 1 spital, 1 institucione arsimore, 35 Bar-kafe/Restorant/Fast Food, 5 parukeri/berberana, 21 Tregtim produktesh ushqimore, 3 Furrë buke/Pastiçeri/Byrektore, 7 Tregtim produktesh jo ushqimore, 3 farmaci, 4 Zyrë pagesash”, – theksoi ISHSH.

Sipas ISHSH-së, nga monitorimi në spital u konstatua se personeli ishte i pajisur me maska, doreza dhe dezinfektantë; ishin vendosur posterat e COVID-19 dhe shenjat e largësisë; në hyrje ishin vendosur dezinfektantë; tualetet ishin të pastërta dhe me ujë të rrjedhshëm, si dhe të pajisura me detergjentët përkatës; nuk kishte grumbullime të pacientëve.

“Po ashtu nga monitorimi subjekteve u konstatua se ishin të pajisura me lejen e ushtrimit të aktivitetit; kishin afishuar protokollet përkatëse dhe posterat; respektohej distancimi social; punonjësit kishin masa mbrojtëse etj”, – tha ISHSH.