Inagurimi i përmendores së Selam Musait, Hyseni: Simbol i heroizmit dhe trimërisë labe

Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, ka marrë sot pjesë në inagurimin e përmendores së heroit legjendar, Selam Musait.

Në një shënim në rrjetet sociale deputeti Hyseni shkruan:

“Nën nxitjen dhe kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Z. Gramoz Ruci dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u inagurua sot përmendorja e heroit legjendar, Selam Musait, simbol i heroizmit dhe trimërisë labe, me gunën mbi telat me gjemba e gjoksin në grykën e topit, për çlirimin e vatanit nga pushtuesit e huaj”, shprehet Alket Hyseni. /Sarandanews.com/