Gjenden 43 kg drogë e fshehur mes shkurreve në Vlorë! Policia po heton për të zbuluar poseduesin

Një sasi prej rreth 43 kg drogë është gjetur dhe sekuestruar nga policia lokale në Vlorë.

Në deklaratën e shkurtër bëhet me dije se lënda narkotike është gjetur në fshatin Kotë, e fshehur mes shkurreve.

Ende nuk dihet poseduesi dhe nëse droga do të trafikohej drejt Italisë me skaf.

Njoftimi: 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Mavrovë, Njësia Administrative Kotë, ka gjetur dhe sekuestruar 43.5 kilogramë lëndë narkotike kannabis sativa, midis shkurreve.

Po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.