FOTOT/ Kantieri i rrugës Kardhiq-Delvinë, ja ecuria e punimve në Vergo, Fushë-Vërri, Senicë, Qafa e Skërficës

Në vitin 2021 duhet të përfundojë ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, i cili konsiderohet si një prej akseve më strategjike, për zhvillimin e turizmit, në bregdetin e jugut, dhe Sarandës në veçanti.

Punimet për këtë rrugë po vijojnë me ritme të larta, në mënyrë që të përfundojë në aftin e caktuar.

Sarandanews.com po sjell më poshtë pamjet nga kanteri i rrugës Kardhiq-Delvinë, nga punimet që po kryehen në Vergo, Fushë Vërri, Senicë, dhe Qafa e Skërficës.

Rruga Kardhiq-Delvinë u mundëson mjeteve me drejtim Sarandën anashkalimin e Gjirokastrës dhe Qafë Muzinës, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit. /Sarandanews.com/