FOTOT/ Adrian Gurma dhe Blendi Klosi, inspektojnë punimet për sistemimin dhe përgatitjen e vijës së plazhit në qytet

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, i shoqëruar nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi kanë ndjekur nga afër punimet në vijën e plazhit që këtë vit do të jetë e lirë për pushuesit.

Ky ka qenë një premtim i kryebashkiakut të Sarandës dhe këtë vit u bë realitet.

“Inspektuam nga afër edhe punimet për sistemimin dhe përgatitjen e vijës së plazhit në qytet,që do të jetë i lirë dhe pa asnjë pagesë për qytetarët siç edhe e kemi premtuar”, shkruan Gurma në postimin e tij.

???? Blendi Klosi dhe Adrian Gurma gjatë inspektimit të plazheve publike në #Sarandë #Sarandanews

Posted by Sarandanews.com on Friday, June 12, 2020