Djegia e flamurit shqiptar në Sarandë, Mema thirrje qytetarëve: Mos u provokoni, prokuroria të nis hetimet
Kreu i PD-së së Sarandës, Hariz Mema, ka reaguar pas djegies së flamurit shqiptar mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Mema shkruan se ky është një veprim i ulëț i disa individëve që nuk e simbolizojnë Greqinë.
Mema thekson se prokuroria duhet të nis menjëherë hetimet, ndërsa i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre provokimeve.
“Djegia e Flamurit tone Kombetar mbreme ne Sarande nuk eshte gje tjeter vecse nje veprim i ulet i nje apo nje grupi individesh, te cilet nuk simbolizojne aspak qytetarine e vendit tone fqinje Greqise.
Ky veprim i ulet dhe i denueshem eshte nje akt vandal, i rende, i ndermarre nga persona te ndare nga autoritet zyrtare te vendit tone fqinje.
I bej thirrje prokurorise dhe institucioneve ligjzbatuese te vendit tone te zbardhin kete akt te denueshem e te vene para pergjegjesise ligjore autorin, sakaq iu bej thirrje qytetareve tane te mos bien preh e veprimeve te tilla te izoluara.
Fqinjesine e mire, raportet mjafte te mira, respektin reciprok mes vendit tone dhe Greqise fqinje, e aq me teper mes nesh dhe qytetareve me kombesi greke qe jetojne brenda rrethit te Sarandes (me te cilet gezojme vellazeri e raporte te shkelqyera) nuk e zhbejne akte te tilla te ndermarra e theksoj nga individe te vecante”, shprehet Mema. /Sarandanews.com/