Ditëlindja e PS/ Socialistët e Sarandës urojnë 29-vjetorin e kësaj force politike
Partia Socialiste feston sot 29 vjetorin e themelimit të saj.
Urimi për këtë ditlindje nuk ka munguar as nga socialistët e Sarandës.
Adrian Kola përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet krenar që është pjesë e kësaj force politike.
“Sot ne 29 vjetorin e ditelindjes se Partise Socialiste te Shqiperise ,nje urim shkon per te gjithe ata qe kane dhene e japin kontributin e tyre per familjen tone me te madhe, per anetaret e saj,simpamtizantet. ????????
Krenar qe jam pjese e kesaj force politike,qe cdo moment tregon se eshte e vetmja qe ben me te miren per Shqiperine dhe Shqipetaret.
Gezuar PS!????????????”, shkruan Kola që mban postin e drejtorit të Ashk Sarandë.
Një mesazh urimi ka përcjellë edhe deputeti i Sarandës, Alket Hyseni i cili shkruan:
“E lindur nga historia për të bërë historinë e re të Shqipërisë demokratike. Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste????!”, shprehet Hyseni.
Ndërsa, drejtuesi politik i qarkut Vlorë Damian Gjiknuri ka theksuar në postimin e tij se socialistët e Qarkut të Vlorës kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë lokomotiva e kësaj force politike.
“GËZUAR PSSH????????
Në 29 vjetorin e ditës së lindjes së Partisë Socialiste, një urim i përzemërt për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët. Një falenderim i posaçëm për socialistët e Qarkut të Vlorës që kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë lokomotiva e kësaj force politike.
Sot duhet të ndjehemi të gjithë krenar, pasi çdo vit që kalon, provon gjithnjë e më fort se PSSH është e vetmja fuqi ndryshimi që garanton të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Koha në të cilën jemi parashikon sfida të reja dhe PS duhet të jetë gati për ti përballuar ato, duke dhënë shëmbullin se mbetet e vetmja forcë që përqafon ndryshimin duke rilindur edhe vetveten”, shprehet Damian Gjiknuri.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama.
“Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon…”, shkruan Rama që ka shpërndarë videon e më poshtme. /Sarandanews.com/
MIRËMËNGJES????Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka…
Posted by Edi Rama on Thursday, June 11, 2020