DETAJET/ Biznesmeni francez dhe gruaja shqiptare arrestohen në Këlcyrë, ja arsyeja

Një shtetas francez, me inicialet M. A., 58 vjeç është vënë në pranga pasi është kapur në banesën e tij në fshatin Ballaban të Këlcyrës, me armë zjarri.

Mësohet se gjithashtu është vënë në pranga edhe bashkëjetuesja e francezit, shqiptarja me inicialet E. B., 38 vjeçe.

Kjo e fundit, gjithashtu banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë, do të akuzohet për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Ngjarja ka ndodhur pas një kontrolli të kryer pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka zbarkuar në shtëpinë ku jetonte shtetasi francez me partneren e tij dhe pasi kanë zbuluar armën dhe ka vënë çiftin në pranga.

Maxhid A., dhe e shoqja e tij, Elona Bejo, janë pronarët e Ferma Grand Albanik. Maxhid, A, prej vitesh jeton dhe punon në Shqipëri, ndërsa më herët një fermë si kjo, e ka patur edhe në qytetin e Elbasanit.

Rasti në fjalë është tejet i çuditshëm, saqë ka habitur shumë njerëz që i njihnin të dy, si njerëz që kishin zgjedhur të punonin në Shqipëri, duke zhvilluar agro-turizmin në këtë zonë. Por mesa duket, “qytetarët dixhitalë”, kanë vepruar edhe në këtë rast, duke sjellë prangosjen e tyre.