Covid në Bashkinë Gjirokastër, reagon kryebashkiaku Golemi: E pavërtetë, deri më tani asnjë punonjës nuk është i prekur

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka reaguar pas raportimeve në media se janë infektuar me Covid disa punonjës të bashkisë. Ai thotë se kjo është e pavërtetë.

Ndërkohë që përsërit apelin për të respektuar protokollet e sigurisë.

Reagimi.

Nuk ka ASNJË të infektuar me Covid 19 në radhët e punonjësve të Bashkisë Gjirokastër. Raportimet sot në disa media janë të pasakta.

Deri më tani tamponët që janë marrë tek disa punonjës kanë rezultuar NEGATIVË.

Ftoj mediat t’i referohen burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë. Paniku nuk i shërben askujt në këtë histori.

Natyrisht që askush nuk është i mbrojtur nga Covid 19.

Të gjithë duhet të respektojmë protokollet e sigurisë, distancimin social dhe të ndjekim këshillat e mjekëve. Pikërisht atëherë kur mendojmë se e fituam betejën me armikun e padukshëm dhe ulim vigjilencën, bëjmë gabimin më të madh.

Covid është ende mes nesh dhe na rrezikon njësoj si ditët e para të pandemisë. Ju lutem tregohuni të kujdesshëm.