Covid-19 do të rikthehet në vjeshtë e dimër? Ja çfarë thotë Pëllumb Pipero
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero beson se Covid-19 nuk do të rikthehet në vjeshtë apo dimër.
Ai dha arsyet e tij pse beson te kjo gjë. Sipas tij, edhe në rast se do të ketë një valë të dytë, impakti mbi popullatën do të jetë shumë herë më i vogël.
“Vazhdoj ti qëndroj, për të cilën ka disa indikatorë. I pari është optimzmi që na japin kolegët tanë. Ky virus ka strukturë gjenetike të qëndrueshme.
Kësisoj, ai vazhdon në mënyrë graduale të humbasë rrezikshmërinë duke u bërë më pak i dëmshëm apo agresiv.
Kam thënë gjithashtu që shkenca që po punon fort për të patur një vaksinë brenda këtij viti. Por edhe për mjekime adekuate anti Covid-19.
Nuk do të kemi një valë të dytë të kësaj pandemie. Do të kemi një vazhdimësi deri në zhdukje.
Por kam thënë se, edhe nëse do të ketë një rikthim, unë mendoj se falë eksperiencës së fituar, impakti do të jetë shumë herë më i vogël.
Ky është opinioni im dhe besoj fortë se kështu do të ndodhë”, u shpreh Pipero.