Belind Këlliçi uron kreun e ri të FRPD Sarandë: Bashkë do ia dalim!

Ditën e sotme në Sarandë u zgjodh kreu i ri i FRPD, Eugen Qendro.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Belind Këlliçi, i cili ka uruar Qendron për postin e fituar.

“Nga sot edhe FRPD Sarandë do të ketë një drejtues të ri. Urimet më të mira Eugen Qendros, që tashmë ngarkohet me përgjegjësinë e madhe të kryetarit të Forumit Rinor të këtij qyteti, që është një prej degëve më të mira të FRPD në të gjithë Shqipërinë.

Falenderime e mirënjohje për ish-kryetarin dhe mikun e çdo të riu demokrat Jolio Dine, i cili për 6 vite nuk kurseu asgjë në drejtimin e FRPD Sarandë, duke qenë përherë në ballë të çdo aksioni opozitar.

Eksperienca e Jolit dhe ekipit drejtues të FRPD, bashkuar me energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin e Genit, janë garanci për të ardhmen e sigurtë të FRPD Sarandë.

Faleminderit çdo të riu që u bë pjesë e takimit të sotëm. Bashkë do ia dalim ✌????”, shkruan Këlliçi. /Sarandanews.com/