Zyrtare: Plazhi në Shqipëri nis në fund të majit, çadrat 3.5 metra larg njëra-tjetrës
Në fund të Majit pritet hapja e plazhit për të gjithë pushuesit.
Në një intervistë për Tv Klan, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, thotë se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.
Në plazhet ku çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës do të jetë vrojtuesi i plazhit ai që do të merret me zbatueshmërinë e masave.
Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.
Në strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por çdo pushues do i serviret në dhomën e hotelit.
Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe darkë për turistët e hotelit.