Vlorë/ 63-vjeçari vetëvaret në ballkonin e shtëpisë
Një 63-vjeçar i ka dhënë fund jetës në ballkonin e shtëpisë së tij, ku jetonte i vetëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, në Vlorë.
Sikurse njofton policia, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Por nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.