VIDEO/ Rama i përgjigjet deputetit nga Saranda: Ta harrojmë fjalën e lirë sa të jetë ky burrë këtu
Në nisje të seancës parlamentare, deputeti nga Saranda, Kostaq Papa, i cili u bë i famshëm me fjalimin e tij, ku tregonte qerasjet që iu bënte femrave me Whsiky, kërkoi nga Gramoz Ruçi që t’i japin më tepër fjalën që të parashtrojnë idetë e tyre në Kuvend.
Në lidhje me këtë kërkesë deputetit i është përgjigjur vetë kryeministri Rama.
“Dua të ndaj dhimbjen me deputetin që kërkoi lirinë, zyra e kryetarit më lajmëroi para se të vija këtu se kisha 20 minuta kohë për të folur në këtë interpelancë që keni kërkuar dhe replikë 3 minuta, ndërkohë që ta harrojë fjalën e lirë kolegu im para sa të jetë ky burri këtu”, tha Rama.
Kryeministri Rama i përgjigjet deputetit nga Saranda: Ta harrojmë fjalën e lirë sa të jetë ky burrë këtu ????#Sarandanews
Posted by Sarandanews.com on Thursday, May 28, 2020