VIDEO/ “Na nxitë jetën”, i moshuari vlonjat përplaset me policin që nuk e lë të lahet në det

Larja në det vazhdon të jetë e ndaluar deri në një njoftim të dytë për shkak të kufizimeve që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Një kufizim i tillë ka sjellë edhe përplasjen e qytetarëve, të cilët kanë zgjedhur të nisin plazhin me policinë.

Një skenë e tillë ka ndodhur sot në Vlorë. Në videon e siguruar nga abcneës.al shihet teksa policia i kërkon një të moshuari të mos futet në ujë.

Ndërsa kjo ka sjellë irritimin e këtij të fundit. “I terrorizuat njerëzit është turp kjo që bëni. Unë dal dhe rri në buzë detit, po na nxini jetën”, dëgjohet të thotë i moshuari.