VIDEO/ Asnjë ditë pushim, vijojnë punimet tek shëtitorja “Naim Frashëri”

Punimet për mbarimin e lotit të 1 të punimeve tek shëtitorja e Sarandës po vijojnë me ritme të larta.

Edhe pse e dielë, sot eskavatorët e firmës që ka marrë përsipër punimet e rikonstrukaionin e shëtitores “Naim Frashëri” kanë qenë në krye të punës.

Në muajin qershor pritet që loti i parë i punimeve të jetë i mbaruar dhe i aksesueshëm për turistët dhe biznesin.

Në mbyllje të sezonit turistik, do të nisë dhe faza tjetër deri në përfundimin e plotë.

Ky investim pritet të rrisë dhe më shumë vlerat turistike të Sarandës. /Sarandanews.com/