Sarandë, 31-vjeçari dergjet në shtrat, operacioni i kushton 10 mijë euro

Prej 3 vitesh 31 vjeçari Bledar Islami nga Saranda i duhet të shtyjë ditët në shtratin e tij pa mundur të lëviz.

Shkak është bërë një aksident në punë ku ai pësoi dëmtime të rënda në shtyllën kurizore duke e lënë tetrapelgjik.

Që të ringrihet në këmbë ai duhet të bëjë një ndërhyrje të shtrenjtë kirurgjikale, të cilën familja e tij nuk mund ta përballojë.

“Nuk mundemi ta bëjmë ndërhyrjen sepse kushton 10 mijë euro. Kam 3 vjet dhe po vuaj shumë, nuk lëviz dot fare”, u shpreh Bledari.