Saranda zonë e gjelbërt, por tregtarët mbeten më të “goditurit”: S’kemi marrë “pagën e luftës”
Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar negativisht në ekonomi dhe shumë biznese.
Edhe pse janë komunikuar lehtësim të masave për hapje graduale të vendit duket se nuk ka një ndikim të lartë te shumë biznese.
Bizneset po hasen me mungesën e klientëve, pasi ekziston akoma frika si pasojë e COVID-19.
Një tjetër problem mbetet edhe marrja e “pagës së luftës” ku tregtarët në Sarandë kanë treguar se nuk kanë përfituar as të parën.
Ata tha për gazetaren e “ABC News” Silvi Sulaj se janë në pritje të vendimit se çfarë do të bëhet me pagën e dytë edhe pse të parën nuk e kanë marrë ende.
Gjithashtu gazetarja sqaroi se sipas një komunikimi me tregtarët ata janë shprehur se tashmë ndodhen përballë vështirësive pasi nuk po munden që të vazhdojnë përballimin e situatës me rezervat e tyre.
Ndërkohë shpresa për një rikthim të turizmit në qytetin e Sarandës, është e pakët.