Saranda e paprekur nga koronavirusi, 176 mostra të marra deri tani kanë dalë negative

Rajoni i Sarandës vijon të mbetet i pastër nga virusi Covid19.

Sipas informacioneve nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Shëndetit Publik, mjekut kirurg, Arjan Kalcuni, nga 176 mostra të marra të 176 – a kanë dalë negative.

Gjithashtu drejtori Kalcuni informon se janë edhe 15 persona të karantinuar në mjediset konviktit.