Rikonstruktohen rrugët në dy fshatra të bashkisë Finiq
Java që kaloi u mbyll me dy vepra të vogla por të rendësishme në bashkinë e Finiqit, të cilat u realizuan nga grupi i specializuar i përmirësimit të infrastrukturës me materiale që financon bashkia ose dhe vetë fshatrat.
Vepra e parë u realizua në fshatin Çlitim (SMT) ku u shtruan 100 metra beton rrugë me materiale dhe punë të bashkisë dhe vepra e dytë u realizua në fshatin Krongj ku 90 metra u shtruan me financim dhe punë të bashkisë ndërsa 220 metra të tjerë me financim të vetë banorëve të fshatit dhe me punë të bashkisë.
Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço falënderon kryesinë e fshatit Krongj për bashkëpunimin e shkëlqyer që kishte në realizimin e kësaj vepre si dhe gjithë banorët që kontribuan për të rritur rezultatin e kësaj vepre.