Rama inspekton plazhin e ri të Vlorës: “Benzinaton” na e la Gjykata e Lartë me vendimin më të shpifur në histori
Kryeministri Edi Rama pas inspektimeve të punimeve në shëtitoren përgjatë Gjanicës në Fier, mesditën e kësaj të premteje është ndalur për inspektim tek , kantieri i lungomare 2 në Vlorë.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në thekson faktin se pas një vendimi të Gjykatës së Lartë është e pamundur prishja e Kaburantit tel Lungomare. Rama në reagimin e tij thekson se “benzinatua” mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt – skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores.
“Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e “ambalazhuar” me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë”, shkruan Rama.

???? VLORË, KANTIERI I LUNGOMARE 2 – NJË PLAZH I RI NATYRAL PËRGJATË BUZËS SË DETIT, NJË PLAZH URBAN ME RËRË MBI SHËTITORE, DY PISHINA PUBLIKE, NJË OLIMPLIKE E NJË PËR FËMIJË, PARKIM E SHËRBIME TË KLASIT TË PARË PËR VLONJATËT E PËR TURISTËT???? *Dhe një sqarim për "benzinaton" në Lungomare: Sikundër e kam denoncuar publikisht, "Benzinatua" u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër! Kështu "benzinatua" mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt – skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores. Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e "ambalazhuar" me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë. Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim. Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, "benzinatua" do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit????I LO❤️E VLORA
Posted by Edi Rama on Friday, May 1, 2020