Punonte si roje i rrugës që po ndërtohet, gjendet i vrarë me armë 65-vjeçari në Vlorë
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Vlorë.
Mësohet se Ylli Luçi është konstatuar i vrarë me dy plumba në trup.
Viktima punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç. Pikërisht në këtë vend edhe është konstatuar nga kalimtarët.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetime për krimin e rëndë.