Protesta e peshkatarëve në Sarandë, Matilda Qurku: Turp, ky shtet i varfëron çdo ditë qytetarët
Peshkatarët e Sarandës sot kanë protestuar në lidhje me mos marrjen e pagës së luftës, duke kërkuar gjithashtu dhe uljen e çmimit të naftës.
Pas protestës së tyre ka reaguar dhe sekretarja e PD-së së Sarandës Matilda Qurku.
Qurku ka akuzuar qeverinë se po i varfëron çdo ditë qytetarët e saj, duke i gënjyer.
STATUSI I PLOTË I MATILDA QURKUT.
Peshkatarët e Sarandës në protestë!
Në këtë situatë pandemie,në botë paguhesh nëse merr një fuçi naftë,ndërsa peshkatarët jo vetëm që nuk përfitojnë ulje,por paguajnë edhe TVSH.
Çmimi i naftës për ta vazhdon të jetë i njëjtë (660 L +TVSH)
Askush prej tyre nuk ka përfituar nga pagat e luftës sepse quhen sektor prodhimi dhe nuk janë kualifikuar,por qeveria nuk e di që ky sektor është i lidhur ngushtë me restorantet dhe në këtë kohë nuk ka ku ta shesë prodhimin.
Turp!
Një shtet që gënjen dhe varfëron çdo ditë e më tepër qytetarët e tij, vetëm një shtet hajdut e i pamoralshëm mund të quhet!
/Sarandanews.com/