“Plazhi i Ksamilit, një thesar i njohur në botë”, Faqja e njohur: Shqipëria një prej alternativave më të mira për turizëm

Ndërsa udhëtimet drejt disa prej destinacioneve më të preferuara në juglindje të detit Mesdhe nuk janë më të sigurta, njerëzit kërkojnë një alternativë më të mirë dhe shumica vendosin të vizitojnë Shqipërinë dhe ne e mbështesim shumë këtë ide, shkruan faqja e njohur polake e udhëtimeve turistike, www.mywanderlust.pl.

Bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm dhe plazhi i Kasmili është tashmë një thesar i njohur në botë, por ky vend ka shumë më shumë për të ofruar.

Aty ndodhen disa nga vendet më të bukura të Ballkanit.

Qytete të bukura prej guri, peizazhe të mrekullueshme natyrore, male fantastike dhe një kryeqytet të këndshëm.

Nëse vizitoni Shqipërinë, mund t’i shihni të gjitha këto.

Gjirokastra

Ndërsa Berati quhet qyteti i një mbi një dritareve, Gjirokastra ka titullin e qytetit të 1 000 shkallëve.

Shëtitja përreth mund të jetë pak e lodhshme, pasi rrugët bëhen mjaft të pjerrëta, por pamjet nga kështjella dhe avioni i braktisur, që duket aq i rastësishëm, janë shpërblimi i shkëlqyeshëm për përpjekjen.

Vetë Gjirokastra është një qytet i bukur me gurë, që duket se koha ka ndaluar.

Ashtu si edhe Berati, Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ksamili

Një thesar i vërtetë në bregdetin shqiptar. Ksamili konsiderohet te jetë një nga plazhet më të bukura në Shqipëri. Uji i kaltër, plazhet me rërë dhe ishujt përreth, e bëjnë Ksamilin të duket si parajsë.

Butrinti

Vetëm pesë kilometra larg nga Ksamili, gjendet Butrinti, një tjetër vend i mbrojtur nga UNESCO.

Ky vend antik, që daton në shekullin e VIII para Krishtit, është magjepsës dhe me kaq shumë objekte nga e kaluara, saqë për disa orë do ju mbajë të zënë.

Mund të popullohet me turistë nga Korfuzi, por nuk është e vështirë të shpëtosh nga turmat.

Nëse ju pëlqen historia, do e dashuroni këtë vend.

Saranda

Fillimisht duket si një rezort turistik jo tërheqës, me asgjë përveç ndërtimeve, por Saranda është shumë më interesante nga çfarë duket.

Nëse jeni në kërkim të një destinacioni me shumë gjallëri, kjo është pergjigjja për ju.

Por, qyteti është shumë më tepër sesa thjesht një vend në të cilin mund të kalosh bukur. Në Sarandë ndodhen disa monumente, duke përfshirë dhe rrënoja antike që gjenden në mes të qytetit.

Gjithashtu Saranda shërben si bazë perfekte për të vizituar zonën, ku përfshihet Ksamili, Butrinti, Gjirokastra dhe Syri i Kaltër.