Përplaset ambulanca në aksin Fier-Lushnje, vdes pacienti që po dërgohej në Tiranë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në aksin Fier-Lushnje pasditen e së hënës.
Mësohet se një ambulancë është përplasur me barrierat anësore të autostradës dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas.
Viktima raportohet të jetë pacienti M.M 62 vjeç, i cili po dërgohej në Tiranë, drejt spitalit.
Nuk ka ende të dhëna mbi shkaqet e ngjarjes dhe identitetin e plotë të personave të përfshirë.
Sakaq policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Pamjet ekskluzive nga aksidenti i ambulancës së #Sarandës #Sarandanews
Posted by Sarandanews.com on Monday, May 25, 2020