Përfundon aksioni humanitar në Delvinë, bashkia publikon shifrat

Bashkia e Delvinës ka publikuar bilancin e ndihmave që ka shpërndarë për familjet në nevojë gjatë pandemisë.

POSTIMI I PLOTË I BASHKISË DELVINË.

????????Bashkia Delvinë gjatë kësaj periudhe pandemie , si pjesë e pandarë e aksionit humanitar të ndermarrë nga qeveria shqiptare në mbarë vendin, u ka qëndruar pranë shtresave në nevojë në gjithë territorin e Bashkisë, përfshirë këtu edhe Njësinë Administrative Vergo.

????Nga të ardhurat e Bashkisë, por dhe nga ndihmat e ofruara nga donatorët ,është bërë e mundur shpërndarja e 1100 paketave ushqimore.

????Stafi ynë u ka ardhur në ndihmë, duke u ofruar shërbim 105 personave të moshuar.

????Ndihmën ekonomike e kanë përfituar të dyfishuar 145 familje.

Bashkia Delvinë falenderon gjithë donatorët, qofshin individë apo subjekte private, që iu përgjigjën thirrjes sonë dhe shfaqën pa hezitim gatishmërine për të dhëne ndihmesën e tyre.