PD Sarandë: Alket Hyseni ka lejuar ndërtimin e një kioske në Ksamil, është i babzitur për prona

Partia Demokratike dega Sarandë ka denoncuar vendosjen e një kioske në Ksamil.

Sipas PD Sarandë këtë gjë e ka bërë Alket Hyseni në bashkëpunim me Adrian Gurmën.

“Denoncim

Pashai i ri i Jugut Alket Hyseni ne bashkpunim me Kryetarin e emeruar ne Bashkine e Sarandes Ardian Gurma te babzitur per prona iniciojne dhe lejojne shkeljen e ligjin.

Ne ato pak hapesira te gjelbera dhe vende pushimi ne Ksamil eshte lejuar ndertimi i nje kioske te paligjshme ku jane prishur stolat dhe gjelberimi dhe jane zvendesuar me nje kioske te paligshme.

Me cfare kriteresh eshte lejuar kjo ndertese vetem ata e dine….
Per cfare sherben kjo ndertese?
Kush eshte baza ligjore per kete ndertese?

Partia Demokratike Dega Sarande denoncon kete skandal ligjor dhe mjedisor te uzurpimit te pronave publike dhe i ben thirrje organeve kopetente per zbardhjen e ketij rasti dhe raste te tjera te gllaberimit te pronave, te gjithe kete model shemtie mjedisore dhe territoriale.

Jo me larg se dy dite me pare ofiqiare te pushtetit u arrestuan per lejim te ndertimeve pa leje, por ajo ishte vetem maja e aisbergut.

Po kjo!!!”, shkruan PD Sarandë. /Sarandanews.com/

Denoncim Pashai i ri i Jugut Alket Hyseni ne bashkpunim me Kryetarin e emeruar ne Bashkine e Sarandes Ardian Gurma te…

Posted by PD Sarande – Faqja zyrtare on Thursday, May 14, 2020