Parandalimi i kanabisit dhe zjarreve, prefekti i Vlorës mbledh strukturat në Vergo

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, ka zhvilluar këtë të martë një takim me strukturat lokale dhe shtetërore.

Takimi është zhvilluar në fshatin Vergo të bashkisë Delvinë, ku fokusi i bisedës ka qenë parandalimi i zjarreve dhe kultivimi i kanabisit.

Pjesë e takimit kanë qenë drejtues komisariatesh Sarandë dhe Delvinë dhe nga prokuroria e Sarandës. /Sarandanews.com/