Nga Lungomare e Sarandës tek unaza e re e Konispolit, Rama: Po punohet papushim

Në të gjithë vendin, nga veriu në jug, vijon puna në kanteriet e rilindjes urbane për transformimin e rrugëve në qytetet dhe fshatrat e vendit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi nga këto kantiere, ku sipas tij, po punohet pa pushim për “Shqipërinë që duam”.

“Kantieret e Rilindjes Urbane nga unaza e Bajram Currit në unazën e re të Konispolit, nga rruga e Thethit në Kalanë e Tepelenës dhe Lungomaren e Sarandës, nga rrugët e fshatrave të Malësisë së Madhe, Elbasanit, Beratit e Përmetit deri tek Lungomarja e Durrësit dhe me radhë, ku punohet punohet papushim për “Shqipërinë që duam”, thekson Rama.

Unaza e re e Konispolit synon të lehtësojë transportin e agrumeve drejt tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo do të sjellë një seri mundësi investimesh të reja ekonomike dhe në sektorët përkatës të përpunimit e shërbimeve në zonë.

Në Sarandë, një nga qendrat e rëndësishme turistike në jug të vendit, vazhdojnë me ritme të shpejta punimet në shëtitoren “Naim Frashëri”, pjesë e Lungomares së Sarandës, e cila pritet të ketë një pamje të re dhe infrastrukturë moderne.

????????????Kantieret e RILINDJES URBANE nga unaza e Bajram Currit në unazën e re të Konispolit, nga rruga e Thethit në Kalanë e…

Posted by Edi Rama on Monday, May 25, 2020