Nesër hapet blloku i tretë, ja cilat biznese rifillojnë aktivitetin
Nga dita e nesërme 14 bashki të tjera i shtohen zonës së gjelbërt, pasi kanë rezultuar me raste minimale të infeksioneve me koronavirus përgjatë ditëve të fundit.
Në këto zona do të lejohen transporti ndërqytetas me automjet privat, ku do të lejohen pjesëtarët e më shumë se dy personave nga e njëjta familje deri në orën 21:00.
Po nesër nën masa të forta anti-covid do të hapet blloku i tretë i bizneseve, që do të rikthejë në punë klinikat dentare, parukeritë, berberët dhe dyqanet në qendrat tregtare.
Ndërkohë që nga data 11 maj do fillojë edhe vetëkarantimin në banesë për të gjithë personat që do të riatdhesohen nga vendet e huaja.
Megjithë lehtësimin e masave Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e distancimit social.
“Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, njofton ministria.