Ndërtimi i By-pass-it të Tepelenës, shumë prapa për t’u mbyllur brenda majit
Punimet për By-pass në Tepelenë, aks me rëndësi strategjike, duhej të përfundonin brenda këij muaji.
Nga një vëzhgim i “Faktoje” në terren dhe duke e krahasuar me projektin e kësaj vepre, punimet duken ende larg pwrfundimit nw 10 ditwt e mbetura tw muajit maj. Rruga më gjatësi 2.3 kilometra është ende në proces asfaltimi, ndërsa është ideuar të ketë ndriçim dhe gjelbërim në dy anët e saj.
———————————————————————————————————————————————————————-
“Sot çelim një kantier me një rëndësi strategjike për gjithë aksin kombëtar nga Fieri-Gjirokastër-Kakavijë por edhe me rëndësi strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të Tepelenës.” Kwshtu e nisi fjalwn kryeministri Edi Rama, gjatë përurimit të punimeve në By-Passin e Tepelenës, në korrik të 2018. Por çfarë ka ndodhur pothuajse dy vite pas nisjes së punimeve në këtë aks?
Në shkurt të 2020-s, “Faktoje” kërkoi zyrtarisht informacion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar se në çfarë faze është ndërtimi i këtij By-Passi dhe kur duhet të mbaronin punimet.
Sipas përgjigjes së ARSH, në muajin shkurt po punohej në aksin kryesor, që është ai nën kala, ndërsa rruga në dalje të qytetit të Tepelenës ishte në fazën përfundimtare dhe sipas kontratës brenda majit punimet në këtë aks duhet të përfundonin.
Përgjigjja zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar
Gjatë muajit maj, kur përfundon dhe kontrata për ndërtimin e By-passit ne kemi bërë një vëzhgim, nga i cili rezulton se ky segment ende nuk është gati për t’u hapur brenda muajit, ashtu siç e parashikon kontrata.
Makineritë e kompanisë që po ndërton rrugën po punojnë ende në pjesën e poshtme të kalasë së qytetit, ndërsa në disa pjesë nuk ka përfunduar shtrimi i asfaltit.
Automjetet dhe makinat e tonazhit të rëndë duhet të kalojnë në një rrugë të ngushtë mespërmes qytetit, e cila shpesh herë sjell dhe probleme në qarkullim.
Në një njoftim të fundit të publikuar në rrjetet sociale nga Autoriteti Rrugor Shqiptar thuhet se deri tani janë kryer 85% e punimeve dhe vazhdon puna intesivisht për këtë aks, i cili do të lehtësojë trafikun.
Postimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, 15 maj
By-Passi i Tepelenës ka një gjatësi rreth 2.3 km dhe do të kushtojë 2,87 miliardë lekë. Përveç rrugëve me dy korsi dhe urës, sipas planit fillestar kjo rrugë do të jetë e ndriçuar dhe e gjelbëruar në të dyja anët e saj.
Ndërtimi i Bypass-it të Tepelenës do të bëjë të mundur lidhjen e dy segmenteve të rëndësishme, siç është ai Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë.