Mblidhet Komisioni për Shqyrtimin e Rregullores së re të Këshillit, ja çfarë u vendos
Paraditen e së hënës në sallën e këshillit bashkiak u mblodh Komisioni për Shqyrtimin e Rregullores së re të Këshillit.
Ky komision, i miratuar me vendimin Nr 27. datë 24 prill 2020, zhvilloi mbledhjen e tij të parë me rend dite:
1.Shqyrtimin e rregullores nen për nen dhe propozimet nga antarët e komisionit.
2.Zhvillimi i seancave të këshillimit me bashkësinë dhe marrja e propozimeve përkatëse.
3.Shqyrtimi i të gjitha propozimeve të depozituara në sekretarinë e këshillit nga të gjithë këshilltarët.Të tria rregulloret pasi të jenë shqyrtuar nga ky komision do t’i vihen në dispozicion Këshillit Bashkiak për miratim.
Në rregulloren e re Këshillit janë të përfshira:
1.”Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak”.
2.”Marrëdhëniet e Këshillit Bashtiak me publikun dhe mediat (konsultimeve).
3.”Kodi i sjelljes dhe parandalimit të konfliktit të interesave të këshilltarit bashkiak”.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Eleron Gjoni, si përfaqësues i bashkisë.