“Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare Dita e Infermierëve”/ Na mësuan se hero të bën sakrifica

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen ndaj çdo infermieri në Shqipëri.

‘Mirëmëngjes. Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me COVID-19, na mësuan se hero të bën sakrifica”, tha Rama.

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve i gjen infermierët shqiptarë, si kudo në botë, në vijën e parë të frontit, në përballjen me pandeminë e COVID-19.