Kur do të nisë sezoni turistik në Shqipëri? Si përgjigjet ministri Klosi
Shqipëria ende nuk një datë për nisjen e sezonit turistik.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se përgjithësisht sezoni nis në këtë periudhë, megjithatë këtë vit do të nisë kur të ulet çarteri i parë, apo kur të hapet kufiri me Kosovën.
“As ka patur as ka për të patur ndonjëherë një datë sezoni turistik.
Sezoni turistik përgjithësisht fillon në këtë periudhë.
Kemi qenq shumë mirë pasi maji asnjëherë nuk është komsideruar sezon, tani e kemi konsideruar edhe majin sezon.
Sezoni do të nisë kur të ulet çarteri i parë me turistë të huaj, apo kur të hapet kufiri me Kosovën”, tha Klosi.
Më tej duke folur për kombësinë e turistëve që pushojnë përgjithësisht në Shqipëri, Klosi tha se ajo domonihet nga turistët me pasaportë kosovare.
“Tek turistët e huaj, 33% janë turistët nga Kosova dhe që kalojnë në Shqipëri më shumë se 24 orë dhe pastaj vijnë vendet si Greqia, Italia, Zvicra, Gjermania. Dhe turistët që janë si turistë të orientuar, janë padyshim nga Polonia”, tha Klosi.
Klosi deklaroi se në fillim të qershorit prtiet të vijnë në vend të parët turistë nga kontratat e agjencive turistike, të cilat nuk kanë anuluar rezervimet e kryera më herët.
“Unë shpresoj shumë, dhe e kemi bërë shpesh këtrë debat, ne do kemi që në fillim të qershorit të parët turistë të huaj që vijnë nga kontrata me kompanitë turistike, pasi janë rezervime që nuk janë kanceluar”, tha Klosi duke shtuar se edhe sugjerimi i BE dhe Organizatës Botërore të Turizmit është që të gjitha shtetet duhet të fillojnë të komnunikojnë mes tyre.