Jahtet në Sarandë, Porti: Vijnë vetëm për furnizim me karburant, nuk lejohen të zbresin në tokë

Një tjetër jaht ka mbërritur ditën e premte në portin e qytetit në Sarandë.

Sipas burimeve nga Porti jahti vinte nga Barcelona dhe ka kërkuar leje për t’u furnizuar me karburant, apo ushqime, pa zbritur në tokë askush nga stafi i jahtit.

Këtë fundjavë do të jenë edhe tre jahte të tjerë që do të furnizohen me karburant në Sarandë.

Jahti i ditës së premte në Portin e Sarandësv nuk është i pari dhe as i fundit që do të vijë në qytet.

Kjo ndodh pas kontratës së lidhur me qeverinë për furnizimin me karburant në vendin tonë.

E ndërsa çmimi i karburantit për jahtet është i ulët, për peshkatarët vijon ende të mbetet i lartë.