INTERVISTA/ Konispoli në kohë pandemie, rrëfehet kryebashkiaku Shuaip Beqiri

Sa dhe si e ndryshoi pandemia axhendën dhe projektet në bashkinë e Konispolit.

A janë realizuar objektivat për pesëmujorin e parë të këtij viti.

Si ka ndikuar coronavirusi në gjendjen psikologjike të qytetarëve në bashkinë e Konispolit.

Si është kryer shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë.

Sa efiçente kanë qenë strukturat e bashkisë gjatë karantinës kombëtare, kanë qenë disa nga pyetjet e intervistës së realizuar me kryetarin e bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri.

Për kryebashkiakun Beqiri, janë zbatuar masat e mbrojtjes nga coronavirusi, por duke qenë se Konispoli është një bashki me drejtim bujqësor dhe blegtoral ato gjatë kësaj kohe nuk janë braktisur.

U kryen punët sipas destinacionit por edhe duke zbatuar destinancimin fizik dhe nuk u pengua puna për asnjë ditë.

E megjithatë për kryebashkiakun Beqiri duhet të jemi të kujdesshëm.

Ndofta ky Covid19 na tregoi që ne duhet të mësojmë se si të sillemi me natyrën, ta respektojmë atë, të respektojmë njeri – tjetrin por edhe të shmangim lëvizjet e tepërta me mjete, se ato janë shkak për ndotjen e ajrit.

Por Beqiri, tha edhe faktin se Konispoli ka edhe det por që nuk është shfrytëzuar për turizëm.

Bashkia në kohë pandemieIntervistë me Kryetarin e bashkisë së Konispolit, Shuaip BeqiriSa dhe si e ndryshoi pandemia…

Posted by Tele Joni on Friday, May 15, 2020