Hariz Mema braktiset për herë të dytë nga demokratët e Sarandës, bojkoton protestën në Tiranë

Nëse të hënën kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, bëri një thirrje për të shkuar në protestë në Tiranë dhe nuk u përkrah nga demokratët, dhe për këtë gjeti si justifikim bllokimin e rrugëve, ditën e sotme ai nuk bëri asnjë thirrje.

Burime për Sarandanews.com kanë konfirmuar se Hariz Mema, sërish edhe sot nuk ka pasur asnjë përkrahje nga demokratët sarandiot dhe ka vendosur të mos shkojë në protestë.

Sarandanews.com mëson se edhe sekretarja e PD Sarandë, Matilda Qurku, nuk ka shkuar në protestë, ndryshe nga siç veproi ditën e hënë duke qenë prezent.

Kjo është braktisja e dytë, brenda pak ditëve që Hariz Mema përballet nga ana e demokratëve të Sarandës, ç’ka ka bërë që të mos i bindet urdhrit të Lulzim Bashës.

Ndërkohë, Mema ka reaguar pas mbarit të protestës duke shkruar:

“Partia Demokratike ne mbeshtetje te cdo kauze te drejte dhe me vlera.

Shembja e Teatrit Kombetar ishte shuajtja e nje pjese te historise se kombit tone, e cila eshte e papranueshme nga cdo shqiptar”, shkruan Mema, i cili ka publikuar disa foto që ia kanë nisur nga protesta.

/Sarandanews.com/