Greqi/ Regjistrohen 171 viktima nga COVID-19, 2873 numri total i të infektuarëve

Me vdekjen e një 89-vjeçari nga koronavirusi në spitalin Attikon në Greqi shkon në 171 numri i personave që kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konstatuara me koronavirus është 2,873, nga të cilat 55.2% janë burra.

Nga këto, 612 (21.3%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1446 (50.3%) kanë të bëjnë me një rast të njohur tashmë.