Gjiknuri i shtrin dorën opozitës jashtë parlamentit: I mirëpresim sërish në tryezë
Sot ishte parashikuar mbledhja e radhës e të mandatuarve politik për Reformën Zgjedhore, por opozita jashtëparlamentare pas shembjes së Teatrit vendosi të mos paraqitet në tryezë.
Për këtë reagoi edhe Gjiknuri pas takimit me bashkëkryetaren Rudina Hajdari:
“Progresi i reformës zgjedhore është shumë i rëndëssishëm për kapitalizimin politik. Për këtë arsye, reforma duhet të përmbyllet brenda majit.
Unë i bëj thirrje opozitës dhe shpresoj që ata të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar negociatat. Sot kishim një paketë, që mund të hiqte nga tavolina shumë çështje. Për këtë i bëj thirrje opozitës të ulet në tryezë.
Ngjarje fatkeqe për progresin. Pavarësisht zhvillimeve dhe kauzave Reforma Zgjedhore është nevojë për kapitalizimin e të gjitha kauzave. Nuk shoh arsye se pse duhet të ndërpritet.
Dua ta mbyll duke i bërë thirrje opozitës të rimarrin vendet e tyre, sot kishim një paketë të tërë që priste miratimin në tavolinën tonë. Opozita të ulet menjëherë në tavolinë dhe të vijojmë negociatat.”- tha Gjiknuri.