FOTO/ Përfundon sinjalistika horizontale në aksin Llogora-Sarandë, ARRSH: Udhëtojmë më të sigurt drejt Rivierës Shqiptare
Turistët që do të vizitojnë Rivierën e Shqipërisë këtë verë do të gjejnë një rrugë të rehabilituar, të pajisur me të gjithë elementët e sigurisë nga Llogoraja në Sarandë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka përfunduar puna për vendosjen e sinjalistikës përgjatë të gjithë aksit Llogora-Sarandë.
“Përfundoi sinjalistika horizontale në këtë segment rrugor, ndër më piktoreskët në vend, i cili sapo është rehabilituar”, bën të ditur ARRSH.
Tashmë, sipas ARRSH-së të gjithë do të udhëtojmë më të sigurt.
Ky aks rrugor lehtëson qarkullimin rrugor në rivierën shqiptare, e cila ka një fluks të madh udhëtarësh për gjatë gjithë sezonit veror pasi kalon në plazhet më të bukura të Shqipërisë dhe më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj.