Faqja e njohur amerikane: Ksamili, thesari i rivierës shqiptare
Thesarin e Rivierës Shqiptare e ka konsideruar Ksamilin faqja e specializuar amerikane për turizmin thrillist.com.
”Ndoshta ju nuk e keni vënë Shqipërinë në krye të listës për pushimet e këtij viti sepse nuk keni parë Ksamilin”, shkruan ajo.
Plazhi i Ksamilit
”A është Shqipëria në krye të listës për pushimet verore? Ndoshta jo, por kjo vjen sepse ju nuk keni parë plazhin e Ksamilit”, shkruan thrillist.
”Ksamili është thesari i Rivierës Shqiptare, me rërë të bardhë, ujë të kaltër dhe tre ishuj. Mos harroni pajisjet për zhytje në ujë”, porosit faqja e specializuar amerikane për turizmin thrillist.com.
”Këtë muaj, shumë vende europiane filluan të lehtësojnë masat e izolimit dhe njoftuan se do të rihapen për turistët. Megjithatë, ndalimi i Europës për udhëtimet e huaja është zgjatur deri më 15 qershor dhe pjesa më e madhe e SHBA-së është pjesërisht ose plotësisht e mbyllur. Në normalitetin tonë të ri, është e vështirë të imagjinohet të bëjmë fotografi përgjatë lumit Sena ose të pimë xhin dhe tonik në Barcelonë”, shkruan thrillist.
”Për këtë arsye, po ju sjellim më të mirën e Europës. Gjithsej ekzistojnë 48 shtete në të gjithë këtë kontinent super të larmishëm, nga Islanda në veri deri në Qipro në jug dhe madje edhe deri në malet Urale në Rusi. Këtu janë vendet më të bukura. Ato duhet t’i shtoni në listën e vendeve për t’u vizituar”, shton ajo.