‘Dragoi i Kavos’, ky është greku që rrëmbeu dhe përdhunoi të renë shqiptare
Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur në Agio Petro Lefkim të Greqisë, ku një e re shqiptare u përdhunuar nga një grek.
Së fundmi në mediat greke është publikuar edhe emri i përdhunuesit ai është 47-vjeçari Dhimitri Aspioti, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare për 48 orë.
Policia është vënë në kërkim të 47-vjeçarit ndërsa 34-vjeçarja shqiptare u gjet më pas në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi.
Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga burri i saj 32-vjeçar, i cili tha se u zgjua në mëngjes por nuk gjeti në banesë bashkëshorten.
Ai tha për policinë se një nate më parë ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim dalje nga Korfuzi.
Aspioti në 2012 u dënua me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e 6 të rinjve britanikë në vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofkën “dragoi i Kavos”, por u lirua në nëntor 2019 duke shfrytëzuar një ligj të kohës në Greqi.