Deputeti i Sarandës kundër propozimin të SHBA: Nuk është zgjidhja tek ndryshimi i sistemit
Deputeti i PS-së për Sarandën, Alket Hyseni, ka dalë kundër propozimit të SHBA për lista e hapura.
Gjatë fjalës së tij të mbajtut sot në Kuvend, Hyseni tha se nuk është ndryshimi i sistemtit zgjedhor, pasi Shqipëria i ka provuar të gjithë sistemet.
“Ne do e bëjmë Reformën Zgjedhore qoftë me opozitën parlamentare ose jo parlamentare. Të nxitojnë për ato çfarë do të dakordësohen. Nuk është sistemi zgjidhja, është vetëm vota e shqiptarëve. Kemi provuar 4 sisteme.
Çdo sistem nuk është i përkryer. Ata që kanë frikë nga vota e popullit. Kemi disa parime. 33 kërkesa të OSBE/ODIHR janë të panegociueshme.
Nuk mund t’i shkelim për interesa të mazhorancës apo opozitës. Kushti është koha. Jemi në prag të proceseve integruese. Por nuk duhet të ndalet dhe s’duhet t’i japim shkas faktorëve apo aktorëve për të penguar.
Ne do e përmbyllin Reformën Zgjedhore me apo pa opozitën e rrugës. T’i lënë lojërat e Teatrin politik. Ne i kemi kolegët këtu se jemi 122 deputetë dhe mund të bëjmë një Kod Zgjedhor dinjitoz”, tha Hyseni.