Covid-19 në Greqi, shkon në 147 numri i viktimave
Shkon në 147 numri i vdekurve me Covid -19 në Greqi. Viktima e fundit, një grua 89-vjeçare, e cila ishte shtruar në spitalin Sotiria, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Mosha mesatare e të vdekurve është 75 vjeç, dhe 92.3% vuanin nga një sëmundje themelore ose ishin në moshë të thyer mbi 70 vjeç.
Dje Greqia regjistroi 10 raste të reja pozitive me koronavirus, duke e çuar në 2.642 numrin e të infektuarve.
35 pacientë janë në intubim, ndërsa 81 të tjerë janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.
Mosha mesatare e intubimit është 67 vjeç, ndërsa 8 prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 97% e pacientëve me intubacion vuajnë nga sëmundja themelore.
Sa i takon numrit të të infektuarve, 55.4% janë burra. 598 prej tyre kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 1.317 të tjerë janë kontakte të personave pozitivë me Covid-19.
Deri më tani në Greqi janë kryer 83,750 teste diagnostikuese.