Anulohen mbrëmjet e maturës, rikthimi në shkollë jo i detyrueshëm
Këtë vit maturantët nuk do të kenë mundësinë të zhvillojnë mbrëmjen e maturës. Shkak për këtë është bërë COVID-19.
Në një video mesazh, ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se rikthimi në shkollë më 18 maj nuk është i detyrueshëm.
Ata studentë që e ndjenjën veten të aftë se mund të zhvillojnë provimin pa konsulta, mjafton të lajmërojnë drejtorinë e shkollës.
“Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës.
Ndaj, nëse ndiheni që mund të bëni provimin e maturës pa e bërë këtë konsultim, ju mund të qëndroni në shtëpi gjatë kësaj kohe, të punoni individualisht, por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit, në mënyrë që të planifikojmë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimin social për ata që shkojnë në shkollë”, ka deklaruar ministrja.
Ndërkohë për të gjithë maturantët, që duan të dinë së në cilat mësime duhet të fokusohen, Shahini tha se duke filluar nga data 4 maj do të ketë komunikime të përditshme nga ana e Znj.
Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbi elemente dhe detaje të ndryshme të mënyrës të zhvillimit të provimit.