Zonat e gjelbërta, Alket Hyseni dhe Majlinda Qilimi thirrje për të vijuar respektimin e rregullave
Deputeti, Alket Hyseni, ka reaguar pas vendimit se Saranda, Delvina, Finiqi, Konispoli dhe Himara, janë zona të gjelbërta dhe nga e hëna do të kenë më shumë lehtësime.
“Kur zbaton rregullat, rezultati vjen më shpejt se atje ku shkelen.
Duke filluar nga e hëna – 27 Prill, qeveria lehtëson lëvizjen për Delvinën, Sarandën, Konispolin, Finiqin dhe Himarën.
⚠️Gjithësesi të jemi të kujdesshëm, të ruajmë distancat dhe të mos kryejmë lëvizje jo të nevojshme”, shkruan Hyseni.
Edhe kryebashkikja e Delvinës, Majlinda Qilimi, u ka bërë thirrje qytetarëve të saj, të vijojnë të respektojnë rregullat.
“Delvina ne zonen e gjelber !!!
Te dashur bashkeqytetare ,te gjithe duhet te tregohemi te kujdeshem e te respektojme te gjitha rregullat qe parandalojne perhapjen e COVID-19!”, shkruan Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/